Zyrtarët në SHBA dyshojnë në rifitimin e territorit nga Ukraina

28 Qershor 2022 | 07:49

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po humbasin besimin se Ukraina do të jetë ndonjëherë në gjendje të rimarrë të gjithë tokën që ka humbur gjatë katër muajve të fundit të luftës të luftës me Rusinë, thanë zyrtarët amerikanë për CNN.

Sipas tyre as armët më të rënda e më të sofistikuara të SHBA-së dhe aleatëve të saj nuk do të ndihmojnë në rifitimin e gjithë territorit.

Këshilltarët e presidentit amerikan Joe Biden kanë filluar të debatojnë së brendshmi se si dhe nëse presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duhet të ndryshojë përkufizimin e tij për një “fitore” ukrainase – duke u përshtatur me mundësinë që vendi i tij të jetë tkurrur në mënyrë të pakthyeshme.

Zyrtarët amerikanë theksuan për CNN se ky vlerësim pesimist nuk do të thotë se planet e SHBA-së do të bëjnë presion ndaj Ukrainës për të bërë ndonjë lëshim territorial formal ndaj Rusisë në mënyrë që t’i japë fund luftës.

Ekziston gjithashtu shpresa se forcat ukrainase do të jenë në gjendje të rimarrin pjesë të konsiderueshme të territorit në një kundërofensivë të mundshme më vonë këtë vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026