Zyrtari izraelit: Lufta ndaj Hamasit mund të zgjasë deri në fund të vitit
Një zyrtar i lartë i Izraelit tha se pret që lufta kundër Hamasit të zgjasë deri në fund të vitit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për armëpushim.
“Mund të na duhen edhe 7 muaj të tjerë luftime për të forcuar suksesin tonë dhe për të arritur atë që e kemi cilësuar si shkatërrim të Hamasit”, tha Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Tzachi Hanegbi, të mërkurën për radion publike izraelite.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës në Moldavi, tha se Izraelit i duhet “sa më parë të jetë e mundur” një plan post-lufte dhe se mungesa e një projekti të tillë mund të shkaktonte kaos.
“Mendoj se kjo nënvizon rëndësinë jetike për të patur një plan pas luftës sepse pa një plan të tillë, mund të mos ketë mbarim të luftës”, u tha zoti Blinken gazetarëve.
“Pa një plan të tillë,Hamasi do të mbetet në fuqi, çka është e papranueshme. Ose ndryshe, do kemi kaos dhe paligjshmëri”.
Zyrtari i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme i mbështeti këto shqetësime të mërkurën, duke thënë se një strategji politike më afatgjatë duhet të bëhet pjesë e përpjekjeve të tanishme për t’i dhënë fund luftimeve.
“Më lejoni të jem i qartë: Kuadri dhe strukturat politike që krijojmë tani do të luajnë një rol domethënës për suksesin apo dështimin e asaj që do të vijë në vazhdim”, tha Tor Wennesland gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit për Lindjen e Mesme. “Kjo kërkon që të veprojmë me objektiva dhe me kujdes, duke e ditur se vendimet e sotshme jo vetëm që do t’i japin formë qeverisjes së ardhshme të Gazës, por gjithashtu do të përcaktojnë trajektoren më të gjerë të konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore