1.2 mln të punësuar në 2024, pjesa më e madhe në turizëm dhe bujqësi
Gjatë vitit 2024, në Shqipëri ishin afro 1.2 milionë persona të punësuar. Në krahasim me vitin 2023, numri është rritur me 2%, ndërsa të papunë kishte 110 mijë persona.
Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kishin përqindjen më të lartë të të punësuarve, ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të lartë ishin Kukësi dhe Gjirokastra.
Nga ana tjetër, Lezha dhe Vlora kishin shkallën më të ulët të punësimit.
Analiza e INSTAT nxjerr edhe pagën mesatare bruto në shtet dhe privat, e cila vitin e kaluar ishte 77 500 leke, me rritje vjetore rreth 10%.
Të punësuarit me paga më të larta në vendin tonë, vitin e kaluar ishin menaxherët, ligjvënësit, nënpuësit e lartë të administratës shtetërore, drejtuesit në Forcat e Armatosura apo edhe të punësuarit në sektorin e Informacionit dhe Komunikacionit.
Ndërsa më pak të paguarit ishin ata që punuan në bujqësi, zejtarët, artizanët dhe të punësuarit në transport e magazinim.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm me dronë detarë një nëndetëse dhe bazën ushtarake në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
- 16:36 Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara