“1 mijë euro taksë për mullarët dhe kasollet’, Kreshnik Spahiu sulmon Ramën

4 Tetor 2023 | 22:50

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se ligji për çmimin e referencës është antiligjor dhe disproporcional.

Sipas tij, në asnjë vend të BE shtëpia që është në përdorim nuk taksohet me 15 për qind me çmimin e referencës, se nuk tatohet mbi fitimin.

“Mbi fitimin taksohen me çmim reference objektet që janë blerë për biznese, kur ke një shtëpi të dytë apo një dyqan që e jep me qira dhe ti më pas e shet, atëherë taksa 15 për qind mund të funksionojë. Nëse shet shtëpinë tënde nga halli nuk taksohesh. Ajo që është për efekt fitimi, ajo taksohet. Nuk ka taksë më diskriminuese se sa të fusësh taksën e pronës në faturën e dritave. Në ligjin që do fusin në fuqi në 2026, oligarkët që kanë hotele me 5 yje përjashtohen nga taksa e pronës dhe stallat e lopëve dhe mullarët taksohen”,  tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026