15 fëmijë të sëmurë nga Gaza evakuohen në Itali për t’u kuruar

30 Shtator 2025 | 16:51

15 fëmijë të sëmurë nga Gaza dhe familjet e tyre zbritën në Itali të hënën në mbrëmje për t’u trajtuar në spitale.

Evakuimi mjekësor është pjesë e një përpjekjeje diplomatike të qeverisë italiane për të ofruar ndihmë mjekësore për fëmijët që janë plagosur gjatë luftës ose që nuk mund të trajtoheshin për shkak të shkatërrimit të shumicës së spitaleve në Gaza.

“I kontrolluan, verifikuan nëse mund të transportoheshin, dhe u bë gjithashtu një kontroll edhe për anëtarët e familjes”, tha  Gjeneral Giovanni Maria Iannucci, Komandant i Qendrës së Koordinimit të Forcave Ushtarake Italiane.

Pacientët e vegjël vuajnë nga sëmundje dhe trauma të ndryshme dhe u shoqëruan nga 66 të afërm, në bord të tre avionëve C-130 të forcave ajrore italiane.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Italisë, gjithsej 196 fëmijë dhe 454 anëtarë familjesh kanë mbërritur në Itali si pjesë e programit të evakuimit mjekësor nga Gaza.

Qeveria italiane planifikon gjithashtu të presë 72 studentë në Itali si pjesë e një programi trajnimi në ditët në vijim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026