“15 mln euro një lingotë ari”, Daci zbulon fuqinë ekonomike të grupit Çopja

17 Shtator 2024 | 21:22

Gazetarja Glidona Daci ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth dekonspirimit të operacionit për vëllezërit Çopja.

Ajo tha ndër të tjerat se vëllezërit Çopja janë shumë të fuqishëm ekonomikisht dhe pasuritë që ata kanë arrijnë shuma të frikshme.

“Janë 3 vëllezër, një i dënuar nga Britania e madhe dhe po vuan dënimin në një nga burgjet e Shqipërisë. Franc Çopja është ekstraduar më herët nga Dubai në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut dhe për shkak të trafikut të drogës.

Hajdar Çopja dihej që ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai, por mendohej se ishte një personazh që dyshohej se ishte në Shqipëri dhe prokuroria dyshon se dikush e ka shitur, që do kryhej një operacion për të goditur grupin e fundit në qytetin e Elbasanit që kishte mbetur pa u goditur.

Është ky grup që përfshihet në disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në 2019-2020. Është një grup shumë i fuqishëm që vetëm një lingotë ari vlen 15.4 milionë euro, nuk flas dot për pasuri të tjera, janë shuma shumë të frikshme. Ekonomikisht janë shumë të fuqishëm dhe po përplasej fuqishëm me grupin e “Tarzanit”. Përplasja mes tyre ka nisur për një sasi 50 kg kokainë të vjedhur në Britaninë e Madhe e ka pasur 13 të vrarë në Shqipëri e jashtë”,-tha Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026