“Enver Hoxha” përkthehet në 12 gjuhë, Fevziu tregon si nisi ideja e librit
Libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut është renditur si një nga 10 librat më të mirë të revistës prestigjioze britanike The Guardian, në një artikull të Timothy Philips.
Në një intervistë për Euronews Albania, Fevziu tregoi se pse vendosi të bënte një libër të tillë.
Ai tha se nisi të bënte një dokumentar por materiali që kishte grumbulluar ishte më shumë se për një dokumentar, kështu që vendosi që të zgjeronte materialin dhe ta kthente në libër.
Libri i tij tashmë është përkthyer në 12 gjuhë të botës.
“Unë nuk u nisa të bëj libër. Rashë në disa filmime që kishin të bënin me Enver Hoxhën. Zbuluam se brenda filmimeve ishin pamje private të Hoxhës që ishin filmuar nga roja e tij. Ishin filmime familjare. Vendosa të bëjë jë dokumentar por dokumentari dilte shumë rozë dhe nuk përhatatej me atë që kishte ndodhur asokohe.
Kështu që vendosa që të merrja dhe pjesëjn represive të Hoxhës. Me këto materiale ndërtova teksin e dokumentarit. Dhashë tekstin e dokumentarit te regjisori më tah se këtu dalin 5 dokumentar, kështu që ai tekst duhej të bëhej 10 faqe. Mua më vinte keq që të shkurtoja tekstin sepse kisha punuar, kështu që vendosa që të zgjeroja tekstin dhe ta bëja libër. Peshën më të madhe e mori libri”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore