“2.2 tonë drogë drejt Italisë me varkë me vela”, Berisha tregon pse iku Gledis Nano

1 Shtator 2022 | 12:56

Kreu i PD-së Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë deklaroi se Gledis Nanon e shkarkuan sepse nuk mbuloi dot krimet që bënte qeveria.

Berisha lëshoi akuza të forta duke thënë se dërgesa e fundit e drogës 2.2 tonë nuk u dërgua në Itali me skafe, por me varkë me vela e klubit të ministrit Bledi Çuçi.

“Nano iku sepse 2.2 tonë drogë në Itali, nuk shkuan nga skafet por nga velat e klubit të Çuçit, ato tha kam pasion unë. Nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase por pati naivitetin dhe jo sinqeritetin, që këto të mos i mbulojë. Iku, po kush iku tjetër me të? Iku dhe drejtorja e Agjencisë së luftës kundër larjes së parave. Ishte një emër formal në të detyrë. Do vij një militant i thekur i PS në mënyrë që agjencia të shndërrohet në agjencinë e mbrojtjes së parasë së krimit”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026