200 raste në ditë në urgjencën e Elbasanit, qytetarët i kap viroza
Rastet e personave të prekur nga gripi dhe virozat e stinës janë rritur ndjeshëm në javët e fundit në Elbasan. Temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre janë disa nga simptomat që dominojnë. Drejtori i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, Ergys Miçi, thotë se shumë prej pacientëve paraqiten në gjendje të rënduar, për shkak të dehidrimit.
“Në këtë periudhë kemi shtim të rasteve me status febril, si dhe shtim të rasteve me enteroviroza, të cilat prekin sistemin gastro-intestinal. Pra, viroza që shfaqen me të vjella, diarre, temperaturë dhe ndonjëherë edhe përkeqësohen ndjeshëm. Duke mos marrë lëngjet e duhura në këto temperatura shumë të larta, dhe duke pasur diarre apo një diagnozë të dytë si diabet mellitus, këta persona paraqiten në gjendje jo të mirë, të dehidratuar, dhe kanë nevojë për rehidrim. Ne i këshillojmë pacientët që në oraret e vapës të mos dalin, sidomos mosha e tretë dhe ata që kanë probleme kardiake.”-shprehet Ergys Miçi, drejtori i urgjencës së Spitalit Elbasan.
Sipas tij, rreth 1 mijë raste në javë paraqiten në Urgjencën e Spitalit Rajonal Elbasan me diagnoza të ndryshme, pjesë e të cilave janë edhe gastroenteritet.
“Brenda 24 orëve kemi paraqitje në urgjencë me diagnoza të ndryshme mbi 200 raste. Me gastroenterite ka më pak, por sigurisht që janë diagnoza të përziera, ndërkohë që shifrat gjatë verës vijnë duke u rritur nga këto problematika. Është shumë e rëndësishme të kemi kujdes për mos-humbjen e lëngjeve, pasi një person që ka probleme me veshkat mund të kalojë në dehidrim. Kjo është shumë e rrezikshme, pasi krijon probleme serioze duke çrregulluar metabolizmin.”-thotë Ergys Miçi, drejtor i urgjencës së spitalit të Elbasanit.
Mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta, duke konsumuar sa më shumë lëngje dhe duke shmangur daljet në oraret më të nxehta të ditës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS