23-32 vjeç mosha ideale për të lindur fëmijë të shëndetshëm

29 Qershor 2023 | 07:22

Sapo janë publikuar rezultatet e një studimi me mbi 31.000 lindje, i cili ka treguar se gratë e grupmoshës 23-32 vjeç kanë gjasa të lindin fëmijë më të shëndetshëm.

Studiuesit nga Universiteti Semmelweis në Budapest, Hungari, analizuan saktësisht 31,128 shtatzëni të ndërlikuara nga çrregullime zhvillimore jo-kromozomale dhe krahasuan të dhënat me 2,808,345 lindje të regjistruara gjatë 30 viteve.

Nënat adoleshente ose në të njëzetat e hershme rrezikojnë të lindin fëmijë me probleme në sistemin nervor qendror, që prekin zhvillimin e trurit dhe shtyllës kurrizore, ndërsa shtatzanitë në moshë të madhe lidhen me deformime të kokës, qafës, syve dhe veshëve.

Nënat në moshë të re shpesh janë të papërgatitura për shtatzaninë dhe ndikohen nga faktorë të stilit të pashëndetshëm të jetesës si konsumimi i alkoolit, duhanit apo ilaçeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, nënat në moshë të pjekur ekspozohen për një kohë më të gjatë ndaj faktorëve stresantë mjedisorë si ndotja e ajrit dhe sipas shkencëtarëve, kjo mund të ndikojë në lindjen e fëmijëve me probleme fizike.

Studiuesit zbuluan se rreziku i zhvillimit të anomalive jo-kromozomale u rrit me 20% për lindjet nën moshën 22 vjeç dhe me 15% mbi moshën 32 vjeç, krahasuar me moshën 23-32 vjeç.

Studimi është rezultat i rritjes së moshës mesatare të nënave të reja në shumë vende. Gratë po bëhen nëna për herë të parë në moshën 30-vjeçare, krahasuar me trendin e viteve 2000 ku mosha ishte 27 vjeç ndërsa në 1970 ishte 24 vjeç.

Ky zhvillim i është atribuuar ndryshimit të parimeve familjare, dhënies përparësi ndaj karrierës dhe kostos së jetesës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024