26-vjeçarja me 38 dhëmbë hyn në Guinness

22 Nëntor 2023 | 08:08

Një grua 26-vjeçare nga India sapo është bërë pjesë e rekordit botëror Guinness për numrin e dhëmbëve në gojën e saj: dhe janë pikërisht 38.

Kalpana Balan ka gjashtë dhëmbë më shumë në gojë se normalja e një të rrituri, duke i dhënë asaj rekordin për më shumë dhëmbë në gojën e një personi (femër), njoftuan nga Rekordet Botërore Guinness.

Balan ka katër dhëmbë ekstra mandibular në nofullën e poshtme dhe dy dhëmbë ekstra në nofullën e sipërme.

Dhëmbët e saj shtesë, të njohur si dhëmbë të tepërt, filluan të rriteshin kur ajo ishte adoleshente, dhe fillimisht donte t’i hiqte, por dentistët i thanë se duhej të priste derisa të përfundonte dalja e tyre.

Balan tha se më pas vendosi të mos i hiqte, meqë nuk i shkaktojnë dhimbje.

Ajo shtoi se dentistët kanë përcaktuar se rekordi i saj mund të rritet në të ardhmen, pasi ajo ka dy dhëmbë të tjerë që ende nuk kanë dalë akoma.

Rekordi mashkull është Evano Mellone (Kanada), i cili ka 41 dhëmbë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024