3 afrime tek Vllaznia e femrave, skuadra prezanton blerjet e reja

16 Shkurt 2024 | 16:20

Vllaznia në futboll për femra ka vijuar përforcimet, të cilat i konsideron të domosdoshme për arritjen e objektivave. Drejtuesit e klubit kanë prezantuar këtë të premte 3 prej lojtareve të  ardhura së fundmi, konkretisht Fortesa Berisha, Briana Lee O’Dell dhe Risa Yamada, kjo e fundit e ardhur nga Japonia.

Presidenti Lazer Matija ka pohuar se skuadra është gati për të arritur objektivat.

Vajzat e afruara në merkato kanë vlerësuar maksimalisht skuadrën e Vllaznisë, ndërsa i bashkohen synimeve të vendosura nga drejtuesit.

“Të luash për Vllazninë do të thotë shumë, këtë e kanë dëshmuar dhe vajzat që kanë arritur 10 herë të shpallen kampionë dhe besoj që së bashku të bëjmë të 11-tën këtë vit”, tha Fortesa Berisha, futbolliste e Vllaznisë.

“Mbarova kolegjin dhe futbolli ishte ëndrra ime prandaj doja të luaja për një ekip të madh me shumë trofe dhe atëherë menaxheri im më prezantoi me Vllazninë . Jam shumë e kënaqur këtu dhe shpresoj të vijojmë këtë rrugë me trofe”, tha Briana Lee O’Dell, futbolliste e Vllaznisë.

“Më pëlqen ekipi që nga dita e parë që jam këtu. Më pëlqen historia e klubit dhe kam parë trofetë e fituara. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Jam e para lojtare japoneze në kampionatin e femrave dhe është shumë kënaqësi”, Risa Yamada, futbolliste e Vllaznisë.

Krahas blerjeve Vllaznia vijon përgatitjet, ku në fundjavë i rikthehet kampionatit, në përballjen me Partizanin në “Loro Borici”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026