3 skenarët për fatin e vulës së PD-së, si mund të ndryshojnë balancat
Dy Kuvendet e dhjetorit 2021 nisën e përplasjen juridike në Partinë Demokratike. Kjo betejë me të dyja grupet që nuk tregojnë asnjë shenjë afrimi reflektohet me 2 statute, dy vula dhe 3 padi në Gjykata. Të tria kanë objekte të ndryshme, por me rëndësi për fatet e PD sa i përket pjesës juridike dhe njohjes së saj nga institucionet shtetërore.
Njëra nga paditë është dorëzuar nga Gazment Bardhi që kërkon bashkimin e vendimeve të dala nga Kuvendet e 17 korrikut 2021 dhe 18 dhjetorit 2021. Kjo çështje gjyqësore është shtyrë disa herë dhe data e radhës kur është lënë seanca është më 17 janar.
Ndërsa në padinë tjetër Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi i kanë kërkuar gjykatës që të rrëzojë vendimin e shkallës së parë që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor 2021.
Nëse në këto dy padi Alibeaj dhe Bardhi arrijnë të fitojnë, do e kenë ata mundësinë që regjistrohen me logon e Partisë Demokratike. Nëse fiton Berisha, do i lindë atij e drejta që t’i kërkojë Regjistrit Kombëtar të Partive njohjen e tij si kryetar të PD dhe më pas reflektimin nga gjithë institucionet dhe garimin me logon e PD më 14 maj.
Por ka edhe një variant tjetër që nëse ndodh do ishte i paprecedentë. Mbështetësja e Berishës, Edith ka depozituar një padi në gjykatë ku kërkon çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD për shkak të faktit të njohur botërisht. Nëse pranohet ankimi i Harxhit dhe për dy çështjet e tjera nuk do të kenë vendimmarrje deri më 6 mars, atëherë askush nuk do mundej të regjistronte PD-në në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve