31 mjete transportuese të konfiskuara në Banjskë i kalojnë policisë së Kosovës

4 Prill 2024 | 14:04

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur të enjten se 31 mjetet transportuese që autoritetet e Kosovës i kanë konfiskuar vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit, i janë dhënë për shfrytëzim Policisë së Kosovës.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë në veri të Kosovës, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, shkruan REL.

Më pas, në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist dhe e fajëson shtetin e Serbisë për organizim dhe kryerje të tij, derisa Beogradi zyrtar mohon diçka të tillë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radoiçiç.

Haxhiu ka thënë të enjten para mediave se, përveç automjeteve, Policia pati konfiskuar edhe vilën, restorantin dhe një banesë në emër të gruas së Radoiçiçit.

Autoritetet e drejtësisë në Beograd kanë ngritur disa akuza ndaj tij, mirëpo e kanë lënë të lirë, duke ia ndaluar vetëm shkuarjen në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se u bashkohet thirrjeve të vazhdueshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që rasti i Banjskës të trajtohet me prioritet nga institucionet përgjegjëse në Kosovë.

Edhe gjashtë muaj pas kryerjes së sulmit, për Radoiçiçin vazhdon të mos ketë një padi nga sistemi i drejtësisë në Kosovë, ani pse një e tillë ishte paralajmëruar deri në fund të marsit të këtij viti.

Radoiçiç besohet se është në Serbi, por është i lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026