“3500 euro vetëm të vijë një filipinez për punë në Shqipëri”, ekspertja: S’e kuptoj
Ekspertja e turizmit, Gladiola Dona tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se nuk i gjen arsye marrjes së punonjësve filipinez në Shqipëri.
Sipas saj nuk leverdis të sjellësh punonjës nga Filipinet për shkak të kostove që kanë.
“Mesa di është diku te 3500 euro vetëm ta sjellësh, që janë kosto të agjencisë, fluturimit, rruga e të gjitha. Sigurisht do dojë dhe pjesën e akomodimit, ushqimi gjithashtu. Rroga fillon nga 500 euro deri në 800, 1 mijë ndonjëherë kur janë specialistë,” – u shpreh Dona.
Ajo tregoi se ka raste kur i marrin dhe çift sepse duan që të jenë më të qëndrueshëm, por në pjesën më të madhe të rasteve janë beqarë.
“Sa aftësi duhet të ketë një staf sanitaresh që të jetë kaq e shtrenjtë dhe kaq e vështirë për t’u kapur? Ne nuk po flasim për inxhinierë apo IT që industria vërtetë nuk po i prodhon këtu,” – u shpreh Dona, ndërsa shtoi se pronarët pranojnë të paguajnë shifra të mëdha për të pasur një staf të bindur, ose “kokëulur” siç i dëgjon shpesh të thonë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet