Ata janë një çift shumë interesant dhe shumë të dashuruar me njeri-tjetrit prej gati 36 vitesh.
Bajrami është tetraplegjik dhe ndoshta një ndër momentet më të bukura të jetës së tij ka qenë edhe njohja e më pas martesa me bashkëshorten e tij Florindën. Kur u martuan ai ishte 34 vjeç dhe ajo ishte 28 vjeçe.
Ai është aksidentuar që në moshën 21-vjeçare kur ishte ushtar. Qëndroi 3 vite ne spital dhe iku natën nga spitali. Karrocën që i dha shteti atëherë nuk e pranoi, se gjithmonë mendonte se do të ngrihej në këmbë.
Në emisionin GoodMorining Albanians, Bajrami dhe Florinda kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë dhe sfidat me të cilat u përballën në rrugëtimin e tyre për shkak të paragjykimeve.
“Për 10 vite kemi ndenjur të dashuruar dhe më pas jemi martuar, kështu që kemi 36 vjet së bashku. Bajrami kishte ardhur nga spitali me një motor triçikël, ishte shumë i bukur, thjesht më pëlqente, nuk e dija që do bija në dashuri me të. Më vinte shumë keq për fatkeqësinë që i kishte ndodhur, rastësisht takohemi tek një shoqja jonë e përbashkët. Më ndalonte me motor kur vija nga shkolla. Fillova të dëgjoja zëra për ne dhe i thashë; mos më ndalo vetëm mua, se njerëzit flasin. Ai më tha; po ti nuk bëhesh xheloze po të ndaloj edhe vajza të tjera, dhe aty nisi gjithçka. Isha 18 vjeçe kur e kam njohur”, tregoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Xhaxhai i lë live amanetin nipit: Historia e pëllumbit Balli s’duhet të vdesë me mua
- Shën Valentini, si lindi historia e Ditës së të Dashuruarve