4 destinacione historike që mund të mos i keni dëgjuar më parë nga Mati

25 Qershor 2021 | 18:38

Me një popullsi prej rreth 62 mijë banorësh (census 2001) rrethi e ka marrë emrin prej Lumit Mat i cili rrjedh mes për mes vendit.

Udhëtarët vendosën që këtë javë të njihen me disa prej pikave më të rëndësishme historike të këtij rrethi disa prej të cilave datojnë që prej epokës së heroit kombëtar të Shqipërise, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Më poshtë, 4 destinacione të rëndësishme historike nga Mati. 

Livadhi i Turkut

Rreth dy orë larg nga qendra e Matit ndodhet Livadhi i Turkut nga ku mund të shihet e gjithë Lugina e Matit. Zona është e rrethuar me pemë të larta të cilat janë dëshmitare të jetëgjatësisë së tyre.

Livadhi i Turkut / Euronews Albania

Varri i Turkut

Menjëherë pasi kalon Livadhin e Turkut, gjendet dhe Varri i Turkut, i kthyer në një pikë pelegrinazhi. Sipas banorëve të zonës, varri i përket një funksionari të lartë të periudhës së Perandorisë Osmane i cili kishte rënë në betejë gjatë një përballje me ushtrinë shqiptare.

Varri i Turkut / Euronews Albania

Kepi i Skënderbeut

Sipas gojëdhënës që rrëfehet nga banorët e zonës, kur Skënderbeu po kalonte me ushtrinë e tij nëpër shtigjet e maleve të Matit u gjend përpara një shkëmbi i cili kishte përpara një humnerë dhe falë aftësive ai mundi ta kapërcejë atë me kalin e tij ndaj mori dhe emrin e tij.

Kepi i Skënderbeut / Euronews Albania

Muzeu historik i Matit

Muzeu historik i rrethit të Matit iu ofron turistëve të gjithë vlerat historike dhe etnografike të kësaj treve. Pavijonet fillojnë me periudhën neolitike, e më pas vijojnë me prezantimin e kulturës ilire të Matit ku mund të shihni dhe stolitë karakteristike të përdorura asokohe të nga banorët e kësaj zone.

Muzeu historik i Matit / Euronews Albania

LEXONI GJITHASHTU 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arti i qilimave dhe sexhadeve nga duart e grave kuksiane, trashëgimia që jeton

Inside Albania i Euronews Albania, me gazetaren Alice Taylor, këtë herë udhëtoi drejt Kukësit për të vizituar një ndërmarrje sociale, ku disa gra të qytetit...
17:22 | 15/02/2025

Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve

Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër...
22:26 | 09/02/2025

Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut një liqenen termal nëntokësor ndërsa sipas tyre cilësohet si më i madhi në botë dhe...
10:54 | 07/02/2025