40-vjeçarja humbet kontaktet me familjen, nipi ngre alarmin në polici
Një 40-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen në fshatin Melçan të Korçës. Ka qenë nipi i saj 23-vjeç, ai i cili ka bërë denoncimin në polici dhe ka ngritur alarmin.
Sipas nipit, tezja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është larguar nga banesa përpara 2 ditësh.
Policia po vijon punën për gjetjen e 40-vjeçares, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Më datë 25.05.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi K. D., 23 vjeç, banues në fshatin Melçan, Korçë, i cili ka kallëzuar se më datë 24.05.2023, është larguar nga banesa halla e tij, shtetasja F. M., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 23-vjeçarit, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut