450 mijë nxënës të regjistruar, Kushi: Rritëm numrin e mësuesve ndihmës
Ministrja e Arsimit Evis Kushi thotë se në shkollat e vendit janë regjistruar 450 mijë nxënës, nga të cilët 29 mijë fëmijë që u ulën për herë të parë në klasë të parë.
Në një intervistë për Euronews Albania ministrja u shpreh se shifrat zyrtare do të dalin në tetor dhe pritet të jenë shumë më të larta.
“Këtë vit kemi rritur numrin e mësuesve ndihmës. Nga 1300 kemi edhe 250 mësues më shumë që i bie 1 mësues për 2-3 nxënës me aftësi ndryshe. Kjo e rrit cilësinë e arsimit dhe na përafron me standardet e BE”, u shpreh ministrja.
Kushi tregoi se këtë vit shkollor është rritur edhe numri i punonjësve psikosocialë dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.
“70 oficerë sigurie më shumë. Risia e këtij viti është se oficerët e sigurisë nuk do të jenë vetëm në shkollat e mesme por edhe ato 9-vjeçare me numër të madh nxënësish”, u shpreh Kushi.
Kushi nënvizoi se do të ketë programe të reja përsa i takon kurrikulave dhe sistemit arsimor. Ministrja shtoi se në klasën e parë do të futet teknologjia.
“Këtë vit kemi programe të reja që rrisin cilësinë përsa i takon kurrikulave dhe sistemit arsimor në përgjithësi. Kemi përfshirë në klasën e parë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Nxënësit kanë një korrikulë të veçantë për të marrë njohuritë bazë”, – tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid