A do rikthehet pluhuri afrikan në Shqipëri? Flet Hakil Osmani

28 Mars 2024 | 08:03

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë kush mendoi se ishte mjegull e zakonshme, por jo. Kemi të bëjmë me një fenomen natyror të zhvendosur nga Afrika Veriore, pluhuri afrikan.

Hakil Osmani nga metoalb, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se nuk beson që ky fenomen do të përsëritet sërish në Shqipëri këto kohë.

Mes tjerash ai theksoi  se ky pluhur është shumë i dëmshëm.

“Erërat e forta vijnë  dhe si pasojë e ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave të ajrit. Sot kemi një përmirësim të kushteve të motit si përsa i perket pastrimit të atmosferës, po ashtu kemi dobësim të parametrit të erës duke bërë që të mos ketë më probleme. Sot nuk pritet që të ketë reshje në territorin shqiptar. Jo vetëm ditën  e sotme por dhe në vijim moti pritet që të jetë i qëndrueshëm. Deri më tani nuk ka sinjale që të ketë pluhur amerikan në vendin tonë. Ky pluhur është mjaft i dëmshëm”-tha ai.

LEXONI  GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026