5 vende që mund t’ju kenë shpëtuar pa vizituar në Krujë
Sot Udhëtarët e Euronews Albania kanë ndaluar në një prej qyteteve më të rëndësishme historike të Shqipërisë, në Krujën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Kruja, rreth 20 kilometra në veri të Tiranës, ka qenë dhe kryeqyteti i shtetit të parë shqiptar në periudhën e mesjetës dhe përmendet në dokumente bizantine që në Shek VII. Qyteti antik është ndër më të vizituarit, kryesisht për Kalanë e Krujës, por premton edhe plot vende të tjera që presin të zbulohen.
Më poshtë, 5 vendet që që mund t’ju kenë shpëtuar pa parë në Krujë.
Pazari i Vjetër i Krujës
Në dy krahët e një rruge të ngushtë me kalldrëm ndodhet Pazari i Krujës, i njohur ndryshe edhe si Pazari Derexhikut. Mendohet se pazari ka funksionuar që prej kohës së Skënderbeut, pra në Shek. XV. Një prej karakteristikave të pazarit është se të gjithë dyqanet janë të punuar me dru. Ndër produktet kryesore që mund të blini janë punimet artizanale me argjend, bizhuteri, veshje karakteristike, qilima, etj.

Punishte qeleshesh
Qeleshja, apo plisi, është një prej copëzave më karakteristike të traditës etnologjike shqiptare. Prodhimi i qeleshes nuk është aspak punë e lehtë pasi kërkon mjeshtëri në punimin e leshit, për të cilët artizanët që ne takuam rrëfyen se është e rëndësishme që lënda e parë të jetë prodhim shqiptar.

Teqeja e Sari Salltikut
Në majën e Malit të Krujës, në një lartësi prej 1,176 metra mbi nivelin e detit, ndodhet Teqeja e Sari Salltikut, një dervish që ka jetuar vite më parë në atë zonë. Teqeja shihet si një vend i shenjtë për bektashinjtë, dhe një pikë e rëndësishme pelegrinazhi e cila mirëpret mijëra besimtarë në vit.

Kalaja dhe Muzeu i Krujës
Përveç guidës së zakonshme drejt Kalasë dhe Muzeut të Krujës, një atraksion më vete janë dhe bujtinat që ofrojnë një grimcë të mikpritjes, zakoneve dhe kulinarisë krutane.

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
Rreth 20 kilometra në lindje të Krujës ndodhet parku i Qafë-Shtamës, njohur për pyjet magjepsëse dhe burimin e ujit të pijshëm në të ashtuquajturin “Kroi i Nënës Mbretëreshë”. Burimi u quajt kështu për faktin se mes-viteve 30-të një kamion dërgohej nga oborri mbretëror i Ahmet Zogut në Tiranë për të marrë ujë që këtej pasi duke qenë se uji i këtij burimi ka përmbajtje të lehtë kripërash i ishte këshilluar nga mjekët për të ëmën e mbretit, Sadije Toptanin.

LEXONI GJITHASHTU
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta