50 raste të dhunës ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë pesë viteve të fundit

25 Dhjetor 2019 | 19:56

Gjatë pesë viteve të fundit në Maqedoni janë regjistruar mbi 50 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë mediatikë, ndërsa as dhjetë për qind prej tyre nuk janë zbardhur. Alarmi është dhënë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut. Kryetari Mallden Çadikovski kërkon ndryshimin e Kodit Penal në të cilin do të parashikoheshin dënime më të larta për ata që do të marrin guximin të dhunojnë gazetarët gjatë kryerjes së detyrës.

 “Dhuna, shqetësimi dhe frikësimi i gazetarëve është sulm mbi demokracinë. Për fat të keq sulmet ndaj gazetarëve në Maqedoni janë të shpeshta. Kemi pasur raste kur edhe pjesëtarë të policisë dhe njësive speciale kanë qenë sulmues. Problemi kryesor mbetet shkalla e lartë e mos ndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve”, thotë Mlladen Çadikovski, kryetari i SHGM.

Shembulli i sulmit masiv ndaj gazetarëve ishte ngjarja e 27 prillit të vitit 2017 kur ishte zgjedhur si kryetar i Kuvendit Talat Xhaferi. Gazetarja Dushica Mërgja, e cila ka qenë viktimë e dhunës, është e dëshpëruar nga mungesa e drejtësisë për gazetarët.

 “Tre vite më pas janë udhëhequr procese gjyqësore kundër 76 personave të akuzuar për vepra penale të ndryshme, për një pjesë ka edhe vendime të plotfuqishme. Në mesin e tyre nuk ka asnjë të dënuar ose procedurë gjyqësore kundër për shkak dhunës ndaj gazetarëve”, shprehet gazetarja Dushica Mërgja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026