‘600 mijë dollarë naftë për fushatën e PD-së’, Safet Gjici kallëzon në SPAK ish-kryebashkiakun demokrat
Bashkia Kukës ka kallëzuar në SPAK ish-kryetarin e bashkisë, Bashkim Shehu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i aktual i bashkisë, Safet Gjici në një konferencë për mediat.
Në padinë e depozituar në SPAK, Shehu akuzohet se ka shpërdoruar 600 mijë dollarë për blerje nafte, të cilat janë përdorur gjatë fushatës së PD-së.
“Nga ana e bashkisë Kukës, gjate vitit 2017-2018 dhe konkretisht nga ish-Kryetari i Bashkisë dhe Drejtori i Financës, te cilët me dashje dhe me qellim, kane shpërdoruar (pa dokumentacion justifikues ose ne disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte.
Ka dyshime te arsyeshme se ky karburant është përdorur kryesisht nga ish Kryetari i Bashkisë z. Shehu, ne shkelje te plote te ligjit pasi përdorimi i tij është bere me qellim furnizimin e mjeteve te transportit ne interes dhe ne mbështetje te fushatës elektorale te Partisë Demokratike”, thuhet në padi.
“Si pasojë vetëm nga bashkia, Kukës për këtë periudhe kohore është akumuluar një borxh rreth 20 000 000 $.
Një shume kjo tepër e konsiderueshme për një bashki te vogël, e cila ka një buxhet modest si dhe referuar faktit se me këto para thuajse nuk është bere asgjë për komunitetin ne këtë bashki.”, thuhet më tej në kallëzim.
Sipas Bashkisë Kukës gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik dhe të fushës së menaxhimit financiar publik, kryesisht në:
përzgjedhjen e procedurës së prokurimit, administrimit të dokumentacionit fizik, mungesën për të marrë vulën e konfirmimit të fondeve disponibël në Degën e Thesarit përpara se të fillojë procesin e tenderimit.
Po kështu, sipas kësaj bashkie edhe në vitin 2017, KLSH në kontrollin që kreu në këtë institucion konstatoi shkelje flagrante.
Tashmë mbi Shehun rëndojnë dy vepra penale: “Shpërdorim i detyrës” ne bashkëpunim, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” në bashkëpunim.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk