“8 veta në vendngjarje, do shihni videot”, Prençi për vrasjen e 14-vjeçarit
Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi tha në emisionin Now në Euronews Albania se në vrasje e 14- vjeçarit Martin Cani dhe në plagosjen e shokut të tij kanë marrë pjesë 8 veta, gjë që siç theksoi do dalë nga videot që ekzistojnë.
Sipas Prençit policia po përpiqet të kamuflojë ngjarjen për të fshehur dështimin e vet dhe të Ministrisë së Arsimit.
“Kanë qenë 8 veta në ngjarje, do i shikoni videot. Sipas burimeve të mia të sigurta në polici, di që oficeri i BKH është treguar shumë qytetar dhe prind shumë i edukuar duke reaguar që në orët e para, se djali i tij ishte apo nuk ishte… ai është treguar një prind i mirë. Të shkosh të mësosh 14-vjeçarin mos pranoni… futen në lojë avokatë, politikanë. Deri sot është abuzuar, ka rëndësi roli që ka pasur në ngjarje. Një fëmijë i vetëm nuk mund të shkaktojë 6 thika te njëri dhe duke vrarë tjetrin, kanë qenë më shumë se 1. Arsimi ka dështuar, policia ka kamufluar. Po mbrojnë dështimin e Ministrisë së Arsimit dhe policisë”, tha Prençi.
LEXONI GJITHASHTU:
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 10:49 Nesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore
- 10:41 Bashkia Vlorë nis zbatimin e Amnistisë Fiskale për Detyrimet Vendore, zbardhet skema e plotë
- 10:40 Obama kritikon qasjen e Trump ndaj Iranit: Kosto të mëdha njerëzore dhe financiare
- 10:30 Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh
- 10:15 Do të furnizonte me drogë zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 44-vjeçari
- 10:13 Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e monedhat kryesore