8 viktima dhe rekord rastesh ditore me COVID-19 në RMV

19 Korrik 2020 | 06:31

Të shtunën Maqedonia e Veriut raportoi 8 viktima dhe 241 të infektuar të tjerë me COVID-19 duke e rënduar më shumë bilancin e pandemisë në 9,026 raste me infeksion, prej të cilat 414 kanë përfunduar me vdekje.

Pas 1,700 testesh të kryera, autoritetet thanë se kishin diagnostikuar positive 241 persona të tjerë, (pjesa më e madhe në Shkup, Shtip dhe Tetovë), çka është rekord i ri për rastet ditore.

Tetë viktimat e radhës ndër pacientët me COVID-19 ishin nga Shkupi, Tetova, Struga, Gostivari dhe Strumica. Ndërsa 51 persona u deklaruan të shëruar.

Prej nisjes së pandemisë në Maqedoni, autoritetet kanë kryer rreth 85 mijë teste, nga ku kanë rezultuar positive 9,026 raste, nga këto 4,727 janë shëruar, 414 janë mbyllur me vdekje dhe 3,885 mbeten aktive.

Maqedonia e Veriut është një nga vendet me prirjen më negative të pandemisë në rajon. Vdekshmëria ka shkuar në 4.6% e pacientëve, ndërsa në raport me popullsinë statistikat tregojnë se regjistrohen 200 vdekje për çdo 1 milionë banorë (5-fish më shumë se sa raporti që ka regjistruar Shqipëria).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026