Deri në 40 mijë lekë gjoba për mos ndërrimin e pronësisë së automjetit
Personat që nuk kanë bërë ndërrim të pronësisë së automjetit do të marrin gjoba “të rënda” nga Drejtoria e Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Kështu njoftoi në emisionin Mirmëngjes, Blendi Gonxhja, drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR.
Gjoba që përcaktohet nga kodi rrugor nëse nuk bëhet azhurnimi i dokumenteve të mjetit, varion nga 10-40 mijë lekë.
“Për 3 muaj nga 30-tëshi i parë i gjobës është 10,000 lekë, dhe më kalimin e muajve shkon deri në 40,000”, u shpreh Gonxhja.
Procedurat për kalimin e pronësisë nga shitësi te blerësi janë lehtësuar.
Aktualisht në Shqipëri janë 803,000 automjete aktive, ndaj Gonxhja theksoi se duhet “të kuptojmë rëndësinë”.
“25% e taksave janë taksa posedimi, jo vetëm qarkullimi”, tha ai.
Shoferët që nuk paguajnë gjobat që kanë marrë për shkelje nga policia, do të përballen me sekuestrimin e makinës deri në shlyerjen e detyrimeve. Fillimisht u njoftua se do të përballeshin edhe me penalizime nga DRPRRSH, gjë që Gonxhja e mohoi.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn