84% më shumë të huaj hynë në Shqipëri në maj 2022, sipas INSTAT
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në maj 2022 është 604.430. Krahasuar me maj 2021, ky numër është rritur me 83,9 %, sipas INSTAT.
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj 2022 janë 1.074.828. Krahasuar me maj 2021, ky tregues rezulton me një rritje 77,5 %.
INSTAT raporton se gjatë pesëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit maj 2022, janë 1.121.298 duke shënuar një rritje me 72.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në raportin e INSTAT theksohet se daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit maj 2022 janë 517.692.
Krahasuar me maj 2021, ky numër është rritur me 50,3 %. Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë të 2022 është 2.020.676, duke u rritur 51,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid