90 vjeç, njihuni me kamionistin më të vjetër në botë
Një shofer kamioni 90-vjeçar mendohet të jetë kamionisti më i vjetër në botë.
Brian Wilson, nga Sheffield, do të vazhdojë të punojë edhe për një vit tjetër pasi ka kaluar me sukses të gjitha kontrollet shëndetësore. Ai filloi karrierën e tij si shofer kamioni në vitin 1953, kur filloi të shpërndante benzinë për Esso.
70 vjet më vonë, babai i katër fëmijëve zgjohet ende në orën 4 të mëngjesit për turnet e tij 12-orëshe duke udhëtuar në vende të ndryshme në të gjithë Britaninë, duke përfshirë këtu Rochdale, Birmingham dhe Newcastle.
Ashtu si kamioni i tij ‘L-reg‘ i vitit 1993, Wilson duhet te kryej kontrolle shëndetësor çdo vit.
E megjithëse zotëronte kompaninë e transportit të babait të tij të ndjerë E. Wilson ka vendosur të punojë për një tjetër kompani private.
Së fundmi ai ka folur për BBC.
“Ndihem mjaftueshëm në formë, dhe do të vazhdoj të punoj edhe pse jam në moshë të madhe. Sot kam filluar punën në orën 7 nuk lodhem, ndihem shumë mirë me punën time,” – u shpreh Wilson.
Sipas Rekordeve Botërore Guinness, mbajtësi më i vjetër (mashkull) i licencës për HGV është Jack Fisher i Mbretërisë së Bashkuar, 88 vjeç por që ky rekord mund të thyhet nga Wilson sepse është njoftuar prej kohësh që duhet të dorëzojë dokumentet përkatëse (mosha dhe profesioni), por ende nuk e ka bërë këtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin