Bllokohen sërish punonjësit sezonalë në doganën e Hanit të Hotit, u kërkohet të bëjnë tampon në kufi
Për të dytën ditë me radhë, punonjësit sezonalë nga Shqipëria nuk janë lejuar të futen në Malin e Zi.
Euronews Albania ka mësuar se që në orët e para të mëngjesit shumë punëtorë shqiptarë nuk lejohen të kalojnë në pikën kufitare të Hanin të Hotit, nëse nuk kanë bërë vaksinat apo të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit.
Për ata që nuk kanë marrë dozat e vaksinave anti-COVID, nga ana e palës malazeze, vetëm testi që kryhet në doganë, i cili kushton 20 euro, u lejon atyre kalimin.
Ndërkohë, qytetarët shprehen se një shumë e tillë është e papërballueshme.
“Na kanë kthyer edhe sot, edhe dje na kthyen. Na thonë testi 20 euro. 20 euro është dita e punës”, u shpreh një qytetar.
“Ne kemi dalë për të punuar, për bukën e gojës. Ne kemi qenë 100 veta, me teste të gjithë dhe na kthyen”, tha një tjetër qytetar.
Gazetari Teodor Gjerga sqaroi se punonjësit e doganës kanë deklaruar se duhet plotësuar edhe afati prej 14 ditësh nga bërja e vaksinës së dytë, në mënyrë që të lejohet kalimi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk