Presidentja e KE-së viziton sot Kosovën, takime me Kurtin dhe Osmanin

29 Shtator 2021 | 08:50

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të qëndrojë sot për një vizitë njëditore në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite ajo do të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ursula von der Leyen po zhvillon një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Një ditë më parë ajo zhvilloi takime në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Në konferencën e përbashkët që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e KE-së,deklaroi se situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe se të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut.

Ndërkohë, ajo tha se mirëpret edhe “Ballkanin e hapur”, si iniciativë gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu, ajo nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë të ardhmen në Bashkimin Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026