Fëmijët me spektrin e autizmit, prindërit mes vështirësive e kostove të mëdha për terapi

19 Tetor 2021 | 17:15

Serma jeton në Elbasan. Djali i saj Alserd është diagnostikuar me spektrin e autizmit, në moshën dy vjeçare. Ajo vjen çdo ditë në Tiranë që ai të bëjë terapi, pasi në qytetin e saj seancat nuk kanë pasur rezultat.

“Diçka nuk po shkonte, sepse ishte shumë mirë kur ishte 1 vjeç e pak. Pastaj i stopoi të gjitha, mimikat, imitimet që bënte, i ndaloi të gjitha, diçka nuk po shkonte, nuk e kishte kontaktin me sy, nuk e kthente kokën. Atëherë e çuam për vlerësime, vizita”, u shpreh Serma Çela.

Sermës i duhet të jetë kudo pranë djalit, ndërsa bashkëshorti i saj është i vetmi që punon në familje.

“Kostot janë shumë të mëdha, shkojnë minimum 500 mijë lekë”, tha mami i Alserdit.

Përveç shpenzimeve, lodhjes, çdo ditë ajo haset dhe me paragjykimet e shoqërisë.

“Njëherë të qaj të bëj diçka që nuk duhet ta bëjë, do kthejnë të gjithë kokën, të shikojnë shtrembër”, u shpreh Serma.

Pikërisht këto paragjykime, janë dhe ndër faktorët kryesorë që këta fëmijë nuk pranohen lehtë në shoqëri e as në institucione.

Roani vetëm 4 vjeç e gjysmë, duhet të ishte në kopsht, por prej më shumë se 1 muaji nëna e tij endet rrugëve.

“Djali shkoi vetëm 3 ditë në kopsht, çohej natën i traumatizuar, qante mami, mami më përqafonte dhe unë aty e kuptova që nuk ishte mirë në atë kopsht. E pashë që nuk ndjente dashuri, ngrohtësi. Ai ka qenë në kopsht privat dhe shkonte me qejf, nuk ankohej”, tha e ëma e Roanit.

Ajo tregon se kopshti ka vetëm një mësuese mbështetëse për 6 fëmijë, të diagnostikuar me spektrin e autizimit.

“Kopshti e kishte përcaktuar që do rrinte gjysmë ore me një fëmijë. Është e mjaftueshme kjo gjë? Është qesharake, ai ka nevojë për mësuesen t’i mbajë lapsin, ta ulë në tavolinë, t’i thotë afrohu me shokun”, tha ajo.

Sprovat me të cilat nëna e Roanit duhet të përballet janë të mëdha, por ajo ka vetëm një merak.

“Më pikon zemra them që, kur unë të mbyll sytë kush do të jetë pranë Roanit tim”, u shpreh ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026