Vjosa Osmani në SHBA, në fokus normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

11 Nëntor 2021 | 11:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Nënsekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për çështjet europiane Karen Donfried si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për takimin Nënsekretarja e Shtetit, thotë se një nga çështjet e diskutuara ishte dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, shkruan Nuland.

Presidentja Osmani, ka takuar edhe drejtorin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit, takim që vjen pas refuzimit nga qeveria e Kosovës të projektit të gazsjellesit

“Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve për vazhdimin e bashkëpunimit. Në veçanti, Presidentja Osmani ka vlerësuar gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milionë eurove për Kosovën duke theksuar se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në performancën ekonomike në vend”, thuhet në njoftim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026