Punonjësit e burgjeve paguhen pjesërisht për orët shtesë, thotë përfaqësuesi i Sindikatës së Shërbimeve Policore

12 Nëntor 2021 | 07:39

“Ka me dhjetëra raste ku punonjësit e burgjeve bëjnë edhe punë të dyta”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, Valentin Macaj, përfaqësues i Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë teksa komentoi gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen punonjësit e burgjeve.

“Kemi dhjetëra raste që marrin lejen e zakonshme që thonë do blej një televizor në familje, por do shkoj të punoj në Greqi. Bëjnë edhe punë të dytë si roje”, u shpreh ai, duke theksuar se deri më tani i është dhënë më shumë prioritet Policisë së Shtetit.

Z. Macaj nënvizoi se shumica e punonjësve kanë stres dhe janë të ngarkuar nga ana psikologjike pasi diskriminohen me pagesat.

“490 mijë lekë paguhet një punonjës bashkë me orët e natës. Paguhen pjesërisht për orët e punës shtesë”, tha teksa tregoi se edhe nëse sëmuren nuk mund të marrin dot trajtim në spitalet shtetërore.

Një problematikë tjetër që përmendi z.Macaj është edhe mungesa e armatimit tek këta punonjës.

Ai nënvizoi se ata përballen me kriminelët dhe kur dalin jashtë burgun marrin presione.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022