Kosova dekoron kryeministrin kroat me medaljen “Shën Tereza”

15 Nëntor 2021 | 16:39

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç.

Me anë të këtij gjesti, presidentja Osmani e ka falënderuar kryeministrin kroat për mbështetjen që Kroacia ofroi në rastin e aksidentit tragjik të autobusit me emigrantë nga Kosova, që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë.

“Kroacia tregoi humanizëm e përkujdesje ndaj familjeve që humbën njerëz në aksidentin tragjik”, u shpreh znj. Osmani.

Me të njëjtën medalje, presidentja Osmani ka dekoruar edhe Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Josip Benčević” të Sllavonski Brodit për humanizmin, përkushtimin dhe profesionalizimin e dëshmuar në trajtimin e të aksidentuarve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026