Euronews Albania zbardh debatin me tone të larta në Kryesinë e PD
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha kërkoi thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor është shoqëruar me debate të forta.
Burime nga mbledhja bëjnë të ditur për gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxha se ka pasur një debat me tone të larta mes Bashës dhe dy prej anëtarëve të kryesisë, Albana Vokshi dhe Flamur Noka.
Vokshi ashtu si dhe Edi Paloka kërkuan që të gjendjen një zgjidhje për verifikimin e 4200 firmave të mbledhura nga Berisha.
Momenti më kulminat ishte për deklaratat e Bashës për përfshirjen e Suel Çelës, Tom Doshit dhe Aqif Rakipit në firmosjen e formularëve për thirrjen e Kuvendit që nxiti debat mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës.
DEBATI
Albana Vokshi: Vendimi që do të marrë Kryesia (për mbajtën e Kuvendit më 18 dhjetor) është ilegjitim, sepse partia ka më shumë të emëruar se të zgjedhur.
Flamur Noka: Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suel Çela, Rraja, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kushdo qoftë, atëherë unë jap dorëheqje. Se çfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre.
Lulzim Basha: Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces, e ka marrë vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Rames dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës përveçse të firmosë? Është turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Çelës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajës. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën “Suel Çelës ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në çdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjalë për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelën.
Agron Gjekmarkaj: Sonte është një natë reflektimesh ! Mbajta shënime kur folën koleget! U tha këtu që kriza filloi se humbëm zgjedhjet! Nuk është kështu! Ne patëm një Kongres në korrik që për mua mbetet një kujtim i shëmtuar! Duke filluar nga fjalimi i z. Basha dhe i të gjithëve ju me radhë! Fjalime propagande, të gjithë ju u ikët problemeve që trashëgonim, që e gjitha një fasade hipokrizie! A e dini pse? Sepse ju mendonit që Basha dhe Berisha janë bashkë gjithmonë dhe patë interesat tuaja! Jua thashë disa miqve si folët kësisoj? Qeshnin! Ja thashë Flamurit para RTSH -” e shkatërrove armikun me atë fjalim”! Qeshëm të dy. Foli vetëm Mark Marku, ju tha të vërteta të renda. Heshtët. E mbështeta vetëm unë me shkrime. Pas datës 9 Shtator ndryshoi gjithçka. Filluan problemet e statutit, filloi kriza. E nisi Sali Berisha për arsye personale. Mua nuk do më dëgjoni kurrë duke sharë Sali Berishën konsideroj personalitet politik me shqisa unike por gjykim kam. Ai e di që nuk e fiton betejën me SHBA dhe ka filluar betejën me Lulzim Bashën.
Aldo Bumçi: Tashmë janë mbledhur mbi 4200 firma, vullneti politik i Partisë Demokratike. Dhe ky akt nuk e kthen dot njeri mbrapsht. Mbështes propozimin që bëri sot z. Paloka dhe të arrijmë në një zgjidhje brenda këtij kuadri. Çdo deputet mund të verifikojë lehtësisht nëse firmat janë dhënë nga kryetarët e zonave që mbulojnë.
Jemin Gjana: Unë kam shtëpinë që më dhanë te Enti Banesave, Berisha e ministrat e ‘Foltores’ janë bërë milionerë.
Aldo Bumçi: Dhe me kë e ke ti këtë?
Jemin Gjana: Mos ndërprit…
Enkelejd Alibeaj: Dizenjinimi ‘non grata’ është vdekje politike për çdokënd. Kush se kupton e ka problemin me veten e tij. S’kishte zgjedhje tjetër PD. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston non grata? Jo s’ka!
Grida Duma: Po propozoni sot datën 18 për Kuvend, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj tek veprimi politik. Dëgjoj sot që kërkoni shpëtimin tek vota popullore. Krimet më të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit. Sa herë kanë ulëritur çfarë do populli bën partia, është bërë çdo partia bën populli. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës? Mbaj mend që në 2013 Sali Berisha tha kam dhënë dorëheqjen nuk kthehem kurrë. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, një individi apo jo, kjo mbetet retorike. Ajo që di mirë është që koha ka ardhur që të zhduket kulti i individit! Ky Kuvend i datës 18 duhet të jetë reflektim i vërtetë, jo një ndjesë hipokrite me problemet tona. Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtetë. Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz me pa të drejtë për të mbajtur balancat dhe gjoja përfaqësimet. Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara çfarë është meritokracia. Pas 30 vjetësh diskutohet sërish që zgjidhja qenka po një njeri. Kulti i individit duhet të bjerë e të nisë gongu i garës. Kjo është mision për ty Kryetar. Bëjë këtë parti një parti të të ardhmes.
LEXONI GJITHASHTU:
Basha thërret Kuvendin e PD më 18 dhjetor: Berisha po ia imponon partisë problemin personal me SHBA
Berisha i kundërpërgjigjet Bashës: Kuvendi do të mblidhet më 11 Dhjetor
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat