‘Pa elektricitet dhe ujë’, punonjësit në kushte të mjerueshme në fabrikën kineze në Serbi

20 Nëntor 2021 | 17:12

Vietnamezët e punësuar për të ndërtuar fabrikën e parë kineze të gomave në Europë luftojnë çdo ditë me të ftohtin në barakat pa ngrohje duke jetuar mes urisë, mungesës së të ardhurave dhe ndihmës nga autoritetet vendore.

Rreth 500 punonjës jetojnë në kushte të mjerueshme në veri të Serbisë ku kompania kineze Shandong Linglong Tyre po ndërton një fabrikë me përmasa gjigande.

Projekti, të cilin zyrtarët serbë dhe kinezë e kanë promovuar si një shfaqje të “partneritetit strategjik” midis dy vendeve, është kritikuar edhe nga ambientalistët për shkak të ndotjes së dëmshme nga prodhimi i gomave.

Tashmë, grupet e të drejtave të njeriut në Serbi, kanë paralajmëruar se punonjësit mund të jenë viktima të trafikut njerëzor apo edhe skllavërisë.

“Kemi para syve një shkelje të të drejtave të njeriut”, tha aktivisti serb Miso Zivanov për Associated Press, teksa qëndronte jashtë magazinave ku jetojnë shumica e punonjësve.

“Pasaportat dhe dokumentet e identifikimit ua kanë marrë punëdhënësit kinezë”, tha ai. “Kanë ardhur këtu që në maj dhe kanë marrë vetëm një rrogë”.

Punëtorët flenë në krevate marinarë pa dyshekë në baraka pa ujë dhe sisteme ngrohjeje.

Për AP, ata thonë  se nuk kanë marrë as kujdes shëndetësor kur shfaqën simptoma të COVID-19, ndërsa administratorët iu kërkuan që të qëndronin në dhomat e tyre.

Nguyen Van Tri, një prej punëtorëve, thotë se nuk është përmbushur asnjë prej pikave të kontratës.

“Ne kemi një problem shumë të madh”, tha ai. “Nuk kemi elektricitet, ujë dhe rrogë”.

Rreth 100 punonjës shkuan në grevë për të protestuar kushtet e mjerueshme, e cila rezultoi në largimin nga puna të disa prej tyre.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të premten se qeveria do të përpiqet të ndihmojë punëtorët vietnamezë por pa dëbuar investitorët, pasi “është punë shumë e vështirë” të sjellësh investitorë në Serbi.

Kompania nuk i ka kthyer përgjigje një kërkese për informacion nga AP, por mohoi për mediat serbet se kanë përgjegjësi për punëtorët, duke ia hedhur fajin për situatën kontraktorëve dhe agjencive të punësimit në Vietnam.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026