Rama me BE dhe Kosovën, Agim Çeku i sugjeron kryeministrit më shumë bashkëpunim me Kurtin
Kritikat e kryeministrit shqiptar ndaj Bashkimit Europian janë me vend, sipas ish-presidentit kroat Stipe Mesiç. Ndërsa ish-kryeministri kosovar, Agim Çeku i sugjeron Ramës më shumë bashkëpunim me Kurtin.
Stipe Mesiç, ish-presidenti kroat, vendi i fundit i anëtarësuar në Bashkimin Europian, mendon se stabiliteti në Ballkan, nuk është me i miri. Madje ai i sheh normale kritikat e kryeministrit Rama ndaj vendeve të unionit, për vonesat në uljen në tryezën e negocimit.
“Këto kritika normalisht që do vijnë sepse Bashkimi Europian nuk ka një lider. Një lider i mirëfilltë duhet të zgjerojë dyert e shtëpisë së tij, të pranojë Ballkanin, t’i japë mundësinë e duhur siç e meriton. Të ngelesh jashtë vetëm për një individ nuk është e drejtë, nuk është korrekte. Sepse unë mendoj se jemi një familje që duhet ët bashkëpunojë, zgjerohet dhe të ofrojë mundësi për njeri-tjetrin,” – deklaroi Mesiç.
Mesiç ishte president i Kroacisë gjatë pjesës më të madhe të kohës së negocimit të shtetit me BE-në. Sipas tij zgjerimi është domosdoshmëri. Ndërsa ish-kryeministri kosovar Agim Çeku domosdoshmëri sheh bashkëpunimin mes Ramës dhe Kurtit.
Mesiç dhe Çeku ishin të pranishëm në konferencën e lidershipit ballkanik të mbajtur të dielën në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat