Shtrenjtohet energjia në RMV, shkak çmimi i lartë në tregun evropian
Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i paguajnë faturat e ardhshme të energjisë elektrike afro 10 për qind më shtrenjtë se sa tani. Kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski tha se ky është vendimi më i vështirë që nga themelimi i KRRE-së, pasi duhej balancuar edhe interesat e kompanive që tregtojnë energjinë, por edhe të qytetarëve.
“Ngritja reale duhej të ishte diku 25 për qind, por KRRE-ja ka kërkuar nga gjithë aktorët e kësaj fushe solidaritet dhe arritëm që çmimi i energjisë elektrike për konsumatorwt familjarw të rritet për 9.48 për qind”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.
Energjia elektrike me tarifë të lirë që deri më tani zbatohej për dy orë gjatë ditës do të hiqet tërësisht dhe mbetet vetëm tarifa e lirë e natës dhe të dielës. Komisioni Rregullator i Energjetikës e argumentoi këtë rritje me shtrenjtimin e energjisë në tregun evropian, ku edhe blihet energjia.
“Është e qartë se Evropa dhe Maqedonia e Veriut po ballafaqohen me një prej krizave më të mëdha energjetike, prandaj bëj thirrje deri tek qytetarët që të kursejnë. Është fakt se po flasim për rritje të çmimit të energjisë elektrike, por ky është një minimum në krahasim me atë që mundeshim ta bëjmë. Asnjëherë nuk do ta kemi parasysh rritjen drastike të çmimit të energjisë elektrike pasi në këtë mënyrë do të shkaktojmë edhe probleme në likuiditetin e të gjitha kompanive elektro-energjetike”, deklaroi kreu i KRRE.
Komisioni Rregullator shprehet pesimist për situatën në një periudhë afatshkurtër. Shpresat janë që gjatë vitit të ardhshëm Maqedonia e Veriut të prodhojë energji më shumë, por edhe tregu ndërkombëtar të stabilizohet. Ndërkohë, është duke u diskutuar edhe kufizimi i përdorimit të energjisë elektrike në nivel shteti, siç kanë bërë disa vende të rajonit.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta