Nostalgji për “Sami Frashërin”, nxënësit: Humbëm një pjesë të kujtimeve

28 Prill 2020 | 15:16

Në zonën e populluar dikur nga nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, tashmë nuk dëgjohet më asnjë zë. Kjo situatë duket se do të zgjasë edhe për disa kohë, pasi godina e gjimnazit ikonë është shembur. Ish-nxënësit ndihen keq për atë që ndodhi, por shpresojnë që godina e re të ndërtohet sipas standardeve të kërkuara.

“Më vjen vërtet shumë keq. As nuk më besohet që ka qenë ndërtesa jonë aty. Duket si pa identitet. Uroj që ndërtesa e re t’i japë identitetin apo të arrijë në shkallën ku ishte Samiu më përpara dhe të transmetojë të njëjtën nostalgji, të njëjtin emocion që transmetonte ndërtesa e vjetër”, shprehet Meli, ish-nxënëse e “Sami Frashërit”.

“Unë e shoh si një nisëm pozitive shembjen e godinës së gjimnazit “Sami Frashëri”. “Do ishte shumë mirë sikur objekteve shkollore t’i kushtohej një rëndësi e vazhdueshme për mirëmbajtjen, rikonstruksionin apo dhe rindërtimin e tyre. Një kujdes i tillë nuk duhet treguar jo vetëm në raste specifike si ishte ai i “Sami Frashërit” që u dëmtua nga tërmeti”, thotë  Ada.

Në mungesë të godinës, kujtimet e ish-nxënësve duket se nuk do të ngacmohen njëlloj. Ata shpresojnë të ruhen elemente të identitetit të godinës së vjetër, edhe në të renë.

“Gjithmonë kur kaloja në atë rrugë, afër gjimnazi më kujtoheshin gallatat që bënim me shokët dhe shoqet e klasës, korridoret, oborri i shkollës, mënyra si e mendonim jetën atëherë. Me shembjen e shkollës, sikur zbehen pak edhe ato kujtime”, deklaron Albi.

“Më mungon ambienti ku kam ndërtuar të gjithë kujtimet e mia. Do të doja që të rikthehesha edhe njëherë, t’i shikoja edhe njëherë nga fillimi dhe t’i jepja një mbyllje siç e meritonte  dhe jo një mbyllje të papritur si nga tërmeti, ashtu edhe nga COVID-19. Nuk patëm shansin t’i thonim mirupafshim si duhet godinës “Sami Frashëri””, thotë Klea.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026