Afro 12 mijë shqiptarë të Luginës së Preshevës ende s’kanë marrë shtetësinë në Kosovë
Afro 12 mijë shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilat që prej vitit 1999 jetojnë në Kosovë, nuk kanë marrë ende shtetësinë kosovare. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Kushtrim Ajvazi, përfaqësues i Lëvizjes Qytetare Vatra.
Ai theksoi se edhe fëmijët e këtyre familjeve që kanë lindur në Kosovë nuk kanë marrë shtetësinë.
“Ky është një vendim i vonuar, por më mirë vonë se kurrë. Tani por presim se çfarë do të bëhet nga ky ligj. Qeveria e Kosovës nuk i ka regjistruar as si refugjatë dhe nuk ka të dhëna sesa qytetarë janë të asaj pjese. Kërkojnë dëshminë 5-vjeçare të qëndrimit të Kosovës. Shumica e tyre nuk kanë mundësi të dëshmojnë vendbanimin, apo të dhënat e tyre dhe do hasin vështirësi”, u shpreh ai.
Z. Ajvazi nënvizoi se qëllimi është që të pajisen me dokumente të rregullta në Kosovë dhe të kthehen në vendin e origjinës.
“Këta persona janë në të zezë dhe nuk kanë pasur asnjë të drejtë”, tregoi ai.
Problemet me të cilat ata përballen këta qytetarë, po tentohen të zgjidhen përmes një iniciative të qeverisë së Kosovës, e cila më 29 dhjetor të vitit të kaluar miratoi koncept-dokumentin për shtetësinë.
Në këtë dokument, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyrës së Presidentes, i cili do t’u mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Kosovës.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj