Nasim Haradinaj përlotet në Hagë kur përmend Millosheviçin
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj gjatë marrjes në pyetje në Hagë, ka kërkuar që Gjykata Speciale të hetojë kriminelët e vërtet të luftës së Kosovës.
Haradinaj u shpreh se është kundër një gjykate selektive pasi po vepron vetëm ndaj shqiptarëve.
“Varri më qet nga dheu mos me kundërshtu Millosheviçin”, ka thënë Haradinaj ndërsa nuk i ka mbajtur lotët.
Haradinaj ka thënë se do të mbështeste këtë gjykatë nëse do të hetojë të gjitha krimet. Sipas tij serbët e kanë patologji urrejtjen ndaj shqiptave dhe se “100 vjet na kanë vrarë, pre, grirë”.
“Ti do me më detyru që të dal kundër të drejtave të popullit tim”, ka nënvizuar ai duke e akuzuar prokurorin se po heton kriminelët e vërtetë të luftës.
“Nëse ti nuk do me i qit kriminelët përpara këtu por do me saju të tjerë në bazë të dëshmisë së kriminelëve që e ke koordinator, unë po them jam kundër teje, dhe këtu jam kundër teje. Dhe nëse vazhdon dhe ma krijon këtë bindje unë e ndërpres dëshminë qoftë edhe me dëmtimin tim person, jam kundër atyre që duan të përlyejnë luftën dhe shtetin tim”, ka shtuar Haradinaj.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej asaj dite mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po hetohen për rrjedhjen e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur u dërguan në zyrat e OVL-UÇK.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime