Publikohen statistikat: Gjatë vitit 2019 shqiptarët kryen më shumë vepra penale se një vit më parë
Viti 2019 duket se ka sjellë shtim të kriminalitetit në Shqipëri. Veprat penale janë rritur në numër gjatë 2019-ës sipas statistikave të INSTAT. Në raportin e publikuar, shifrat e shprehura në përqindje tregojnë se vitin që lamë pas numri i veprave penale është rritur me 2.2 % dhe janë evidentuar 35.210 të tilla. Vihet re një shtim i numrit të vrasjeve, por një rënie e numrit të vjedhjeve dhe mashtrimeve krahasuar me vitin 2018.
Numri i autorëve të veprave penale dhe i personave të dëmtuar vjen në rritje. Ndarë sipas gjinive më të prekura rezultojnë femrat të cilat përbëjnë 34.1% të të dëmtuarve. Ndaj tyre dominojnë krimet seksuale, të cilat ndiqen prej krimeve kundër moralit, dinjitetit, si edhe krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.
Pavarësisht shtimit të autorëve dhe të personave të dëmtuar, numri i procedimeve penale vjen në zbritje, 2.2% më pak se në vitin 2018. Gjithashtu numri i të burgosurve ka rënë me 5.1%. Të rinjtë duken më të predispozuar për të kryer krime, pasi pjesa më e madhe e të burgosurve i përkasin grupmoshës 21-20 vjeç. Të moshuarit dhe adoleshentët kanë normën më të ulët të të burgosurve.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore