Koalicioni Global për Arsimin udhëzon shtetet për rihapje të sigurt të shkollave
Koalicioni Global për Arsimin udhëzon qeveritë që të shqyrtojnë mundësitë për rihapjen e shkollave duke marrë në konsideratë provat e paplota mbi rrezikun e infektimit me Covid-19 nga frekuentimi i shkollës.
Koalicioni, që përbëhet nga UNICEF, UNESCO, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dhe Banka Botërore ka përpiluar udhëzim me këshilla në mënyrë që t’u vijë në ndihmë autoriteteve për t’u garantuar siguri fëmijëve.
“Këto udhëzime ofrojnë një orientim të plotë për qeveritë dhe partnerët në lehtësimin e rihapjes së shkollave për nxënësit, mësuesit dhe familjet. Ne kemi një qëllim të përbashkët: të mbrojmë dhe të çojmë përpara të drejtën të çdo nxënësi për t’u arsimuar,” – u shpreh Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s.
Udhëzimet përfshijnë:
Reformimin e politikave: politika të qarta për hapjen dhe mbylljen e shkollave gjatë emergjencave, rritje e aksesit të drejtë për fëmijët e margjinalizuar dhe ata jashtë sistemit shkollor dhe forcim dhe standardizim të praktikave të mësimit në distancë.
Kërkesat e financimit: parashikoni adresimin e ndikimit të COVID-19 mbi arsimin dhe investimet për fuqizimin e sistemeve arsimore që të rimëkëmben dhe të konsolidohen.
Funksionimin të sigurt: krijoni kushtet që pakësojnë transmetimin e sëmundjes, që mbrojnë shërbimet dhe furnizimet thelbësore dhe nxisin sjelljen e shëndetshme. Këtu përfshihet aksesi në sapun dhe ujë të pastër për larjen e sigurt të duarve, procedurat kur stafi apo nxënësit nuk ndihen mirë, protokollet mbi distancimin social dhe praktikat e mira të higjienës.
Kompensimin e mësimit: fokusoheni në praktikat që kompensojnë kohën e humbur të të nxënit, fuqizoni pedagogjinë duke e mbështetur në modele hibride të të nxënit të tilla si qasja e integruar e mësimit në distancë. Kjo duhet të përfshihen njohuritë mbi transmetimin dhe parandalimin e sëmundjes.
Mirëqenien dhe mbrojtjen: drejtoni vëmendjen te mirëqenia së nxënësve dhe përforconi mbrojtjen e fëmijëve nëpërmjet mekanizmave të përmirësuara të referimit dhe sigurimin e shërbimeve kryesore të bazuara në shkollë, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe ushqyerjen në shkollë.
Përfshirjen e më të margjinalizuarve: përshtatni politikat dhe praktikat e hapjes së shkollave për të zgjeruar aksesin e grupeve të margjinalizuara, të tilla si: nxënësit që e kishin braktisur shkollën, fëmijët e shpërngulur dhe minoritetet. Diversifikoni komunikimet kryesore dhe mbulimin, duke i ofruar ato në gjuhët përkatëse dhe në formate të aksesueshme.
Rreth 1.3 miliardë fëmijë në mbarë botën janë detyruar për shkak të pandemisë të mos shkojnë në shkollë.
Ekspertët shprehen se sa më gjatë të qëndrojnë larg shkollës, aq më pak gjasa kanë që ata të kthehen sërish.
Kjo paraqet rrezik për arsimimin dhe mirëqenien e tyre, veçanërisht për fëmijët më të margjinalizuar, të cilët mbështeten te shkolla edhe për shëndetin, sigurinë dhe ushqyerjen e tyre.
Po kështu fëmijët rrezikojnë të humbasin, ose të zhbëjnë, mësimet e marra kohët e fundit.
Për këtë udhëzuesi i përpiluar nga organizatat ndërkombëtare kërkon që shkollat të përmirësojnë të nxënit duke ofruar mbështetje më të plotë për fëmijët në shkollë, duke përfshirë shëndetin, ushqyerjen, mbështetjen psikosociale, si dhe strukturat e furnizimit me ujë, kanalizimet dhe ato të higjienës.
Organizatat ndërkombëtare theksojnë se përfitimet e mësimdhënies në klasë janë shumë më të mëdha se sa mësimi në distancë.
Në Shqipëri qeveria ka kërkuar rikthimin në shkolla vetëm të maturantëve, ndërsa nxënësit e tjerë do të vazhdojnë mësimin online.
Lexoni gjithashtu:
Shahini: Nuk ka mbrëmje mature këtë vit, kthimi i maturantëve në shkollë jo i detyrueshëm
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore