Rreth 17 mijë të infektuar dhe 500 viktima me Covid-19 në Ballkanin Perëndimor

4 Maj 2020 | 12:59

Rreth 17 mijë persona janë infektuar me Covid-19 në Ballkanin Perëndimor, prej të cilëve 6 mijë janë shëruar dhe rreth 500 kanë vdekur.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut vuajnë bilancin më negativ të pandemisë në rajon ndërsa Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria po tregojnë shenja se epidemia po përmbahet.

Të infektuarit

Bilancit rajonal të pandemisë në rajon iu shtuan javën e shkuar 1,832 persona të tjerë të infektuar duke e çuar totalin në 16,917 të diagnostikuar bartës të virusit Covid-19.

Për t’u theksuar është fakti se mbi 55 për qind e të infektuarve të rajonit janë në Serbi, shtet i cili krahas këtij fakti është gjithashtu dhe ai që kryen më shumë teste rreth 34 mijë teste vetëm javën e fundit.

Mali i Zi raportoi vetëm 2 të infektuar të tjerë (totali 323) dhe 5 ditë radhazi pa raste të reja duke dhënë shenjat se shteti që u infektua i fundit, mund të bëhet i pari që del nga epidemia.

Kroacia raportoi 57 raste të reja (totali 2,096), Shqipëria 67 (totali 803), Kosova 88 (totali 851), Maqedonia e Veriut 125 (totali 1,511), Bosnje e Hercegovina 364 (totali 1,926) dhe Serbia 1,189 (totali 9,464).

Të shëruarit

Javën e fundit u raportuan të paktën 1,735 të shëruar nga Covid-19 duke e çuar totalin në 6,010 të shëruar, ose thënë ndryshe 35.5 për qind e totalit të të infektuarve.

Maqedoni e Veriut 445 (totali 945), Serbia 342 (totali 1,551), Kroacia 323 (totali 1,489), Kosova 215 (totali 381), Bosnje e Hercegovina 196 (totali 855), Shqipëria 121 (totali 543), Mali i Zi 93 (totali 246).

Ndryshe nga disa javë më parë tashmë Mali i Zi ka situatën më të mirë me 76.2 për qind të të infektuarve të shëruar, ndjekur nga Kroacia 71 për qind më pas vjen Shqipëria 67.6 për qind.

Nga kjo e dhënë kuptohet që vende si Bosnje e Hercegovina (44.4 për qind e të infektuarve të shëruar) dhe Serbia (16.4 për qind) janë ndër vendet që me gjasa mund t’u duhet më shumë kohë për të dalë nga epidemia.

Viktimat

Serbia dhe Maqedonia e Veriut vuajnë bilancin më negativ të epidemisë në rajon me 277 vdekje – 193 vetëm në Serbi, i cili mbetet shteti me më shumë raste.

Javën e fundit në rajon u raportuan 97 viktima: Serbia 31; Maqedonia e Veriut 23; Kroacia 20; Bosnje e Hercegovina 18; Shqipëria 3; Kosova 1 dhe Mali i Zi 1.

Numrin më të vogël të viktimave e ka Mali i Zi – 8 të vdekur ndër pacientët me Covid-19 – ndërsa në raport me popullsinë, Shqipëria është ajo që ka më pak – 11 vdekje për çdo 1 milionë banorë.

Në këtë statistikë Maqedonia e Veriut është vendi me bilancin më negativ 40 vdekje për çdo 1 milionë banorë, më pas vjen Serbia me 28, Bosnje Hercegovina me 22, Kroacia me 19, Mali i Zi me 13 dhe Kosova me 12.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026