Provimet e maturës nuk do të kenë tema të trajtuara në mësim online
Për të gjithë maturantët e këtij viti shkollor, Drejtoria e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) njoftoi të hënën se janë hequr temat e realizuara gjatë epidemisë së Covid-19.
Përmes një videokomunikimi drejtoresha e QSHA-së Rezana Vrapi theksoi se “është bërë publikimi i testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.
Ndër të tjera, Drejtoresha e QSHA u shpreh gjithashtu se “kujdesi i çdo specialisti hartues-testi në QSHA-së është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.
Për t’u njohur me programet orientuese të maturës shtetërore kliko këtu. Ndërkohë çdo ditë nga ora 13:30 në Televizionin Publik Shqiptar do të transmetohen video me ushtrime të zgjidhura, të cilat mund të aksesohen gjithashtu në platformën akademi.al.
Lexoni gjithashtu:
Ministria vendos afatin, maturantët do të kryejnë provimet brenda qershorit
Koalicioni Global për Arsimin udhëzon shtetet për rihapje të sigurt të shkollave
Shahini: Nuk ka mbrëmje mature këtë vit, kthimi i maturantëve në shkollë jo i detyrueshëm
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore