Lumi i Tiranës, i mbushur me mbetje plastike ku çdo gjë përfundon në det

7 Maj 2020 | 18:59

Kjo është panorama që të ofron lumi i Tiranës. Shtrati dhe brigjet e tij, janë të tej mbushura me mbetje plastike, kryesisht qese. Të cilat, disa  mbeten në degët e pemëve e të tjera, përfundojnë në det. E gjitha kjo po ndodh në një situatë kur shumë shpejt do të sezoni turistik, i cili duhet thënë se do të jetë krejt ndryshe nga vitet e tjera, kjo për shkak të pandemisë COVID-19.  

Bidona plastike, rroba, qese, janë disa nga mbetjet, që duket se po i marrin frymën natyrës në këtë zonë. Ato janë të hedhura kudo, e tashmë që niveli i ujit ka rënë, mund të shihet sesi trungjet e pemëve, janë të “zbukuruara” me këto mbetje.

Një vëzhgim i Euronews Albania tregon se situata është e njëjtë  përgjatë gjithë rrjedhës së lumit të Tiranës.

Në grykëderdhjen e Ishmit, pikën ku lumi i Tiranës takohet me detin Adriatik, çdo gjë e hedhur në lumë, tashmë ka përfunduar në det.

Shumë shpejt pritet qe plazhet e vendit të nisin te frekuentohen nga qytetaret, qe janë ende nen panikun e pandemisë, por nga ana tjetër duket se janë po kaq të kërcënuar edhe nga ndotja e bregdetit tonë.  

Mes këtij kaosi janë edhe bagëtitë qe kullote te vetme kane bidonat, shapkat, apo qeset.

Ndërsa kjo është pamja e mjerueshme që ofrojnë lumenjtë apo bregu i detit, diskutimi për projektligjin për ndalimin edhe të qeseve plastike të riciklueshme, një nga ndotësit kryesor është shtyrë me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit, sipas së cilës nuk është koha e përshtatshme për diskutim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026