Hedh 8 mijë kuintalë patate në kanal, fermerja: Humba 8 milionë lekë, shteti të ndërhyjë se po falimentojmë

8 Maj 2020 | 16:06

Luljeta Shahollari, një ndër prodhueset më të mëdha të patates në Qarkun e Korçës është detyruar të hedhë prodhimin për shkak të mungesës së tregut. Mbetja stok e mallit i ka shkaktuar rreth 8 milionë lekë të reja humbje. Sipas saj, shteti duhet t’i subvencionojë fermerët, pasi në këtë mënyrë mund të falimentojnë.

“Kemi prodhuar këtë vit 20 mijë kuintalë patate dhe kemi shitur vetëm 12 mijë, të mbajtura me evidentë me të gjitha. 8 mijë  kuintalë janë gjendje që ne kemi filluar që dje t’i hedhim. Ky problem është shumë i rëndë për ne, sepse të hedhësh 8 mijë kuintalë patate me 100 lekë të vjetra që është çmimi sot, i thonë 80 milionë lekë të vjetra. Nëse nuk kemi një ndihmë nga shteti, sado qoftë e vogël, ne që nesër nuk punojmë dot. Jemi të mbaruar”, shprehet Luljeta.

Për shkak të humbjeve të mëdha, fermerja kërkon ndihmën e premtuar financiare të qeverisë. “Shteti duhet të na subvencionojë patjetër, sidomos fermerët e mëdhenj, sepse fermeri i madh ka dhe humbjen më të madhe”, shton ajo.

Edhe importi i patates nga Kosova është një tjetër problem për prodhuesit vendas, pasi në këtë formë favorizohet vetëm produkti i importuar.  

“Drejtori i bujqësisë na thotë dilni me çmimin e Kosovës, punoni si Kosova dhe bëni cilësinë si ata. Ne jemi të penalizuar me Kosovën, sepse që në mbledhje ata kanë subvencionimin 400 euro për hektarë. Dhe unë sot kamë 48 hektarë dhe ato 400 euro po të mi japë shteti unë nuk e hap dot gojën”, tha Luljeta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026