Kush është Vladimir Putin, ‘vogëlushi’ i KGB që po kërcënon botën
“Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja që nuk i keni përjetuar kurrë në histori”.
Këto ishin fjalët e Vladimir Putin, pak orë pasi urdhëroi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit. Por kush është njeriu që po ngjall frikë dhe prej 20 vitesh komandon me dorë të hekurt vendin më të madh të botës.

I lindur në Shën Peterburg, karakteri i liderit 69-vjeçar të Kremlinit u brumos gjatë fëmijërisë së tij. Putin është rritur pa prindërit e tij biologjikë, nga një familje kujdestare. Për shumë psikologë e sociologë kjo periudhë ka shkaktuar trauma në jetën e tij, dhe e ka bërë të jetë i ftohtë me njerëzit dhe i afeksionuar më tepër pas kafshëve.
Kjo gjë shpjegon edhe dashurinë e tij për dy qentë Koni dhe Buffy, me të cilët shfaqet shpesh, madje edhe në takime me krerë të lartë shtetesh.
I diplomuar për drejtësi Vladimir Putin për 16 vite ka qenë pjesë e shërbimit sekret sovjetik, KGB. Për shkak të fizikut të tij, në KGB Putin e thërrisnin me pseudonimin “vogëlushi”. Më pas ai u shkëput nga shërbimet sekrete, dhe për 5 vite punoi si pedagog në Shën Peterburgut.
Viti 1996 do të ishte vendimtar për Putin. Ai u transferua në Moskë për t’ju futur politikës. këtu nisi rrugëtimi i “vogëlushi i KGB” për t’u bërë “Ariun e Siberisë”.
Dy vjet më vonë, Vladimir Putin u vendos në krye të Shërbimit të Sigurisë Federale, një organizate që pasoi KGB-në sovjetike.
Në vitin 1999 presidenti Boris Yelsin e emëron në krye të qeverisë, ndërsa në vitin 2000, Vladimir Putin u shfaq për herë të parë në arenën ndërkombëtare si president i Federatës Ruse.

Lufta në Çeçeni dhe ndarja e re administrative e territorit të pamat rus, e ngritën profilin e Putin, që fitoi më tepër pushtet. Edhe konfliktet në Gjeorgji, Siri dhe Krime, sërish Putin i përdori për të forcuar imazhin e tij.
Putin e drejton Rusinë që nga viti 2000, me përjashtim të periudhës 2008-2012, kur ai vendosi president, mikun e tij, Dimitri Medvedev.
Përtej politikanit të fortë dhe një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë, Vladimir Putin është i njohur edhe për sportet ekstreme e pasionet e forta.

I pëlqejnë shumë kafshët, veçanërisht qentë e mëdhenj, arinjtë dhe kuajt. Duke ruajtur disa nga zakonet e kohës kur ka qenë agjent i KGB, Vladimir Putin shpenzon një kohë të madhe në palestër.
Madje nuk mungojnë foto të tij duke u stërvitur në kushte ekstreme të motit Siberian. presidenti rus mban edhe rripin e zi ne xhudo. Sot e gjithë bota i ka sytë mbi Putin dhe i kërkon atij të tërhiqet nga bombardimet në Ukrainë.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
- 18:39 Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh