Raportohet për situatë të tensionuar pranë centralit bërthamor
Kryetari i qytetit ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhya thotë se situata është “jashtëzakonisht e tensionuar”.
Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit Enerhodar, ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, tha të premten se qyteti aktualisht nuk ka ngrohje për shkak të dëmtimit nga granatimet.
“Për shkak të dëmtimit të rrjetit të ngrohjes gjatë bombardimeve gjatë natës, Enerhodar nuk ka ngrohje. Aktualisht jemi duke punuar në restaurimin e tij”, tha ai.
Orlov tha se ata që kaluan natën në strehimore mund të kthehen në shtëpi, por rekomandoi që të shmangin kalimin e kohës jashtë për shkak të “situatës jashtëzakonisht të tensionuar”.
Sa i përket situatës në vetë qytetin, tashmë rrugët janë të qeta.
“Ata që kanë qëndruar natën në strehimore mund të ktheheni në shtëpi. Megjithatë për shkak të situatës tepër të tensionuar aty pranë ju rekomandojmë të kaloni më pak kohë jashtë dhe qëndroni në shtëpi”, tha Orlov në faqen e tij zyrtare në Facebook, raporton CNN.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”