Borrell kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

4 Mars 2022 | 12:33

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka mbështetur thirrjen e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmit ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga forcat ruse, duke paralajmëruar se sulme të tilla mund të kenë pasoja “katastrofike”.

“Sulmet ruse në afërsi të termocentraleve bërthamore të Ukrainës mund të kenë pasoja katastrofike. Ato (sulmet) duhet të ndalojnë menjëherë”, shkroi Borrell në Twitter të premten.

“Granatimet dhe zjarri në termocentral mund të rrezikojnë të gjithë Evropën,” shtoi ai.

Të premten, Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës tha se forcat ruse kishin pushtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Çfarë duhet të dini për këtë central bërthamor?

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është më i madhi në Evropë.

Ndodhet në jug të vendit, pranë lumit Dnieper dhe ka një kapacitet total prej pothuajse 6,000 megavat – ose mjaftueshëm për të furnizuar me energji elektrike rreth katër milionë shtëpi.

Ndërtimi i këtij centrali filloi në vitin 1979 kur Ukraina ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Janë gjashtë reaktorë të projektuar nga sovjetikët në vend, i fundit prej të cilëve u vu në punë në vitin 1995. Këta reaktorë kanë një jetëgjatësi nga 40 deri në 60 vjet.

Në kohë normale, Zaporizhzhia mund të prodhojë rreth 20% të të gjitha nevojave të Ukrainës për energji elektrike dhe gjysmën e energjisë së saj bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024